Shqip   Македонски   English
  Komuna
Kryetari, Këshilli
Administrata, Sektorët
Ndërmarrjet, Njësitë
Për qytetarin  
E-Shërbimet,
Tatimet, Formulare
Vendimmarrja

Qyteti im
Historia, Institucionet, Organizatat, Qytetarët e nderit, Sporti, Biznesi
      Dokumente
Projekte, Dokumente,
Plane urbanistike
Ligje, Akte
Vizito Tetovën
Natyra, Resortet
Objektet historke
Muzeumet
Info
Hotelet, Restoranet
Mediat, Bankat
Transporti

 Komuna
 Administrata e Komunës
 
Kryetarja e Komunës
Këshilli i Komunës
Administrata e Komunës
Ndërmarrjet dhe njësitë
 
Shërbimet e Komunës



Komuna e Tetovës është kompetente për kryerjen e punëve në vijim:

  • Planifikimi urbanistik (urban dhe rural) , dhënia e lejes për ndërtim të objekteve me rëndësi lokale të përcaktuara me ligj, rregullimi i hapësirës dhe rregullimi i tokës ndërtimore.
  • Mbrojtja e mjedisit jetësor dhe natyrës – masa për mbrojtjen dhe pengimin nga ndotja e ujit, ajrit, tokës, mbrojtja e natyrës, mbrojtja nga zhurmimi dhe rrezatimi jonizues.
  • Zhvillimi ekonomik lokal – planifikimi i zhvillimit ekonomik lokal ; përcaktimi i përparësive zhvillimore dhe strukturale, udhëheqja me politikën ekonomike ; përkrahja e zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe të iniciativave në nivel lokal dhe në atë kontekst pjesëmarrja në vendosjen dhe zhvillimin e rrjetit lokal të institucioneve dhe agjensive dhe promovimi i partneritetit;
  • Veprimtaritë komunale – furnizimi me ujë për pije; përcjellja e ujit teknologjik; përcjellja dhe pastrimi i ujrave të ndotura; ndriçimi publik; dërgimi dhe trajtimi i ujrave atmosferik; mirëmbajtja e higjienës publike; grumbullimi, transportimi dhe procedimi me mbeturinat e ngurta komunale; rregullimi dhe organizimi i trafikut publik lokal të udhëtarëve; furnizimi me gaz natyror dhe energji ngrohëse; mirëmbajtja e varreve, varrezave, krematoriumeve dhe dhënia e shërbimeve mortërore; ndërtimi, mirëmbajtja, rekonstruimi dhe mbrojtja e rrugëve lokale, rrugëve dhe objekteve të tjera të infrastrukturës; rregullimi i regjimit të komunikacionit; ndërtimi dhe mirëmbajtja e sinjalizimeve rrugore të komunikacionit, ndërtimi dhe mirëmbajtja e hapësirës publike të parkimit; mënjanimi i automjeteve të parkuara gabimisht; mënjanimi i automjeteve të dëmtuara nga sipërfaqet publike; ndërtimi dhe mirëmbajtja e tregjeve; pastrimi i oxhaqeve;mirëmbajtja dhe shfrytëzimi i parqeve, gjelbërimit, park-pyjeve dhe sipërfaqeve rekreative; rregullimi, mirëmbajtja dhe shfrytëzimi i shtratit të lumenjve në pjesët e urbanizuara; përcaktimi i emrave të rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve tjera të infrastrukturës.
  • Kultura – përkrahje institucionale dhe financiare të enteve dhe projekteve kulturore; kultivimi i folklorit, zakoneve, artizanateve të vjetra dhe vlerave të ngjashme kulturore; organizimi i manifestimeve kulturore; nxitja e formave të llojllojshme specifike të krijimtarisë.
  • Sporti dhe rekreacioni – zhvillimi i sportit masiv dhe i aktiviteteve rekreative; organizimi i shfaqjeve dhe manifestimeve sportive; mirëmbajtja dhe ndërtimi i objekteve për sport; përkrahja e lidhjeve sportive;
  • Mbrojtja sociale dhe mbrojtja e fëmijëve - çerdhe për fëmijë dhe shtëpi të pleqve (pronësi, financim, investime dhe mirëmbajtje); realizimi i përkujdesjes sociale për persona invalidë; fëmijëve pa prindër dhe përkujdesje prindërore; fëmijëve me probleme edukativo-sociale; fëmijëve me nevoja të veçanta; fëmijëve nga familjet njëprindërore; fëmijëve në rrugë; personave të ekspozuar rrezikut social; personave të prekur nga keqpërdorimi i drogës dhe alkoolit; ngritja e vetëdijes së popullatës; strehimi i personave të rrezikuar social; realizimi i së drejtës dhe edukimi i fëmijëve të moshës parashkollore. Kryerja e këtyre kompetencave është në pajtueshmëri me Programin Nacional për zhvillim të mbrojtjes sociale;
  • Arsimi - themelimi, financimi dhe administrimi i shkollave fillore dhe të mesme, në bashkëpunim me pushtetin qendror, në pajtueshmëri me ligjin, organizimi i transportit dhe ushqimit të nxënësve dhe vendosja e tyre në konvikte nxënësish;
  • Mbrojtja shëndetësore - të drejtuarit me rrjetin e organizatave publike shëndetsore dhe me objektet nga mbrojtja shëndetësore primare të cilët duhet ta përfshijnë përfaqësimin e vetëqeverisjes lokale në të gjitha këshillat të të gjitha organizatave në pronësi publike, edukata shëndetësore; përparimi i shëndetit; aktivitete preventive; mbrojtja e shëndetit të punëtorëve dhe mbrojtja gjatë punës; mbikqyrja shëndetësore mbi mjedisin jetësor; mbikqyrja mbi sëmundjet ngjitëse; ndihmë pacientëve me nevoja speciale ( për shembull, shëndeti mental, keqpërdorimi i fëmijëve etj.) dhe lëmenj të tjerë që do të përcaktohen me ligj;
  • Mbrojtja kundër zjarrit që e kryejnë njësitë territoriale kundër zjarrit
  • Zbatimi i përgatitjeve dhe ndërmarrja e masave për mbrojtjen dhe shpëtimin e qytetarëve dhe të mirave materiale nga shkatërrimet e luftës, nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera dhe nga pasojat e shkaktuara nga to.
  • Mbikqyrja mbi kryerjen e punëve nga kompetenca e saj dhe
  • Punë të tjera të përcaktuara me ligj.



       
 
Kontakto Komunën
Komuna e Tetovës
Dervish Cara pn
1200 Tetovë
Republika e Maqedonisë së Veriut

Tel. +389 44 511 930
Fax. +389 44 511 962
Tel. 044 339 240
cabinet@tetova.gov.mk
info@tetova.gov.mk
       
       
Faqeja oficiale e Komunës së Tetovës - Официјална страница на Општина Тетово - Official website of Tetovo Municipality © 2014