Shqip   Македонски   English
  Komuna
Kryetari, Këshilli
Administrata, Sektorët
Ndërmarrjet, Njësitë
Për qytetarin  
E-Shërbimet,
Tatimet, Formulare
Vendimmarrja

Qyteti im
Historia, Institucionet, Organizatat, Qytetarët e nderit, Sporti, Biznesi
      Dokumente
Projekte, Dokumente,
Plane urbanistike
Ligje, Akte
Vizito Tetovën
Natyra, Resortet
Objektet historke
Muzeumet
Info
Hotelet, Restoranet
Mediat, Bankat
Transporti

 Vizito Tetovën
 Natyra
 
Natyra
Resortet
Objektet historike
Muzeumet
Vendet e interesit
 
Mali Sharr



MALI SHARR ËSHTË PASURIA JONË


Shtrirja gjeografike

Masivi i Sharrit shtrihet përafërsisht në mbi 1600 km katror, mes Kosovës në luginën e Veriut (43 % nga sipërfaqja e tij) dhe Maqedonisë në Jug (57 %). Gjeografikisht, ai është i ndarë nga lugina e Pollogut në Veri, nga fusha e Prizrenit në Jug dhe nga lumi Radika në Veri-Perëndim. Një numër i madh përrenjsh presin masivin ku tre më të rëndësishëm janë lumi Shkumbin, Lesocka dhe Mazdraça.

Ato i bashkëngjiten poshtë lumit të madh Vardar i cili tejkalon shtetin për tu derdhur në detin Egje afër Selanikut (Greqi). Dy qytete të mëdha janë të ngulitur në këmbët e masivit: Tetova në anën Maqedonase dhe Prizreni nga ana Kosovare. Ky masiv është njëri nga më të lartit në Ballkan me 15 maja mbi 2500 m. Ai arrin pikën më të lartë “Titov Vrv”, 2747 m dhe shtrihet në 80 km gjatësi për një gjerësi e cila ndryshon nga 10 deri 30 km. Për Tetovën e cila është vetëm në 450 m lartësi, reliefi i maleve të Sharrit është veçanërisht i shqiptuar dhe i ka të gjitha të mirat e maleve mesatare alpine.

 

Klima, gërshetim i mesdhetares e kontinentales

Rajoni është i nënshtruar në një influence të dyfishtë : klima mesdhetare në veri dhe kontinentale në jug. Temperaturat mund të arrijnë afër 40 gradë gjatë verës dhe të bien deri në -30 C në male gjatë periudhave të zgjatura. Reshjet janë më të shumta gjatë dimrit sesa gjatë stinëve tjera, me reshje të shumta dhe të zgjatura të dëborës, një fat i madh për skiatorët dhe të qendrës së skijimit “Kodra e Diellit”.

Prej dhjetorit deri në shkurt mjegulla të dendura pushtojnë fushat kurse pjesa më e lartë e masivit mbetet shpesh e pambuluar. Pyjet, janë kryesisht të përbëra nga ahu dhe pak e shumë me pisha dhe lisa, që mbulojnë një pjesë të gjerë të masivit në mes 600 dhe 1600 m. Mbi këtë kufi, drunjtë janë më të shpërndarë dhe ia lëshojnë vendin lëndinave. Periudha e volitshme në rritjen e bimëve nuk tejkalon tre muaj dhe flora na rikujton atë të Alpeve. Kodra të gjëra dhe shkëmbinj të lartë karakterizojnë këtë territor. Liqenet e ngrira janë të shumtë, 39 ku 25 janë të përhershëm. Më të njohurit janë: Liqeni Xholi Pafund, Liqeni i Zi, Liqeni i Bardhë dhe Liqeni i Bogovinës, të cilët janë përshkruar në udhërrëfyes.

 

Botë e pasur bimore e shtazore

Flora është e pasur me përafërsisht 2000 lloje ku 150 nga ato janë të përhershme dhe fauna është e paraqitur nga një numër i madh sisorësh, zogjësh, reptilesh, amfibiesh dhe një numër i pabesueshëm insektesh që nuk janë ende të identifikuar. Shumica e gjinive të mbrojtura, të rralla në masive tjera në Evropë jetojnë ende në malet e Sharrit. Më emblematike janë ariu i murrmë, rrëqebulli dhe ujku.

 

Bujqësia, blegtoria e turizmi, potenciale të Sharrit

Bujqësia është akoma shume e zhvilluar dhe prodhon perime kualitative. Prezenca e madhe dhe e lartë e bjeshkës favorizon të qenit bari që është një traditë e lashtë. Prodhimi i djathërave, vjelja e boronicës, kositja manuale dhe blegtoria bëjnë gjithmonë pjesë në doket dhe zakonet e fshatarëve.

Turizmi është degë mjaft e zhvilluar. Përveç turizmit të lidhur me eksploatimin e qendrës së skijimit Kodra e Diellit (mk. Popova Shapka), potenciali turistik i malit është akoma i nënçmuar sepse nuk njihet sa duhet. Territori nuk është akoma i klasifikuar si zonë e mbrojtur, gjë që bie ndesh me anën Kosovare. Vetëdijësimi për brishtësinë e këtij ekosistemi malor është i ngadalshëm mirëpo një projekt për Park Nacional mbjell mjaft shpresë.


Shtëpia tradicionale e Sharrit

Vendbanimi tradicional më i përhapur ne masivin e Sharrit është një shtëpi e madhe me dy nivele. Muret e hyrjes janë prej guri dhe të mbërthyera përafërsisht në çdo metër me armaturë prej druri e cila siguron themelet fuqimisht nga çdo fatkeqësi. Ky nivel shërben për të ruajtur barin dhe për mbrojtjen e kafshëve. Kati përbehet nga tulla të thata, të lidhura me argjil, i përforcuar me dërrasa të ndara në katror të dukshëm të cilat mbajnë ndërtesën. Një ballkon prej druri i quajtur “çardak” është i arritshëm me shkallënga jashtë. I thellë dhe i mbrojtur nga kulmi, aty gjatë muajve të verës thahen specat, qepët, hudhrat dhe prodhime tjera nga toka. Është gjithashtu vendi ku fshatarët thurin dhe fabrikojnë objektet e përditshme. Kulmet katër anësh janë tradicionalisht prej kashte ose prej gurëve të rrafshët, të vendosur me mendjehollësi, edhe pse sot ato janë shpesh të zëvendësuara me tjegulla.

Sipas vendeve, shtëpia është e mbrojtur prej vështrimeve të jashtme nga një murr rrethues i cili nga ana e kundërt mbetet i rrethuar me kopshte. Kati i lartë shërben pra për hambar dhe ruajtjen e barit dhe ai i poshtmi mirëpret kafshët.

 

Bariu dhe qeni, emblema të Sharrit

Gjatë verës një numër i madh i dhenve bëjnë vajtjen në veri deri në malet e Sharrit ku bari është i bollshëm. Dikur, kjo praktikë ka qenë burim kryesor i rajonit ashtu siç e dëshmojnë recitalet e udhëtareve apo mbetjet impozante të fshatit Galiçnik, të cilat datojnë që nga shekulli XIX (më në jug të masivit të Korabit).

Sot, “ dërgimi për të veruar ” është më pak i zhvilluar, por një numër i madh i bagëtisë vazhdon të kullotë në sezonin e mirë dhe disa stane të bukur të barinjve janë të ngulitur nga të dyja anët e luginave. Bagëtia nga grabitqarët është e mbrojtur prej qenit të Sharrit. Ky qen i madh , emblemë e masivit është i njohur nën emrin e tij që prej vitit 1957.

 




       
 
Kontakto Komunën
Komuna e Tetovës
Dervish Cara pn
1200 Tetovë, Maqedoni
Tel. +389 44 511 930
Fax. +389 44 511 962
Tel. 044 339 240
cabinet@tetova.gov.mk
info@tetova.gov.mk
       
       
Faqeja oficiale e Komunës së Tetovës - Официјална страница на Општина Тетово - Official website of Tetovo Municipality © 2014