Shqip   Македонски   English
  Komuna
Kryetari, Këshilli
Administrata, Sektorët
Ndërmarrjet, Njësitë
Për qytetarin  
E-Shërbimet,
Tatimet, Formulare
Vendimmarrja

Qyteti im
Historia, Institucionet, Organizatat, Qytetarët e nderit, Sporti, Biznesi
      Dokumente
Projekte, Buxheti,
Plane urbanistike
Ligje, Akte
Vizito Tetovën
Natyra, Resortet
Objektet historke
Muzeumet
Info
Hotelet, Restoranet
Mediat, Bankat
Transporti

 Qyteti im
 Historia dhe trashëgimia
 
Historia dhe trashëgimia
Institucionet kulturore
Shkollat fillore
Shkollat e mesme
Universitetet
Shoqëritë dhe organizatat
Qytetarët e nderit
Rrethi i biznesit
Sporti dhe rekreacioni
Bashkëpunimi me qytetet tjera
 
Manifestimet tradicionale dhe kulturore



Festivalet dhe evenimente kulturore

  • Shari këndon - festivali i folklorit burimor
  • Ditët e simbolit
  • 8 prill dita ndërkombëtare e romëve – festivali i folklorit rom
  • Burimet e Sharit - festivali i folklorit burimor
  • Teatri amator multietnik
  • Bletëzat- festival për fëmijë
  • Ditët e Naimit – festivali ndërkombëtar i poezisë
  • Mollëzat-festival për fëmijë
  • Teho-festival i këngëve korale
  • Ylberi-festival për fëmijë.

 

Karnevalet Ilire (Bozovcë)

Këtë festë tradicionale me histori gati 3 mijë vjeçare, që daton nga kohërat e lashta ilire dhe e trashëguar deri tek brezat e rinj, banorët e Bozovcës kanë arritur ta ruajnë si traditë.

Të veshur me gëzofë dhe lëkurë prej deleje, ata nga 13 marsi e deri më 21 mars besojnë se do t’i trembin gjërat e këqija dhe shpirtrat e këqij që të qëndrojnë sa më larg fshatit, që të mos dëmtojnë burimet e ekzistencës së banorëve të këtij vendi.

Më parë kjo festë në të njëjtën mënyrë është mbajtur edhe në fshatrat tjerë të malësisë së Tetovës si Liseci,Veshalla dhe Shipkovica, por sot kjo organizohet vetëm në Bozovcë.

Karnevalet përfundojnë me një drekë me ushqime tradicionale të Bozovcës.

 

Lojrat tradicionale popullore (Sellcë)

Banorët e fshatit Sellcë, kanë rikthyer traditën e vjetër të lojërave tradicionale të cilët kanë qenë pjesë e jetesës së malësorëve në të kaluarën.Ky manifestimi i organizuar nga organizata joqeveritare për sport, art dhe kulturë “Fisi” dhe i përkrahur nga komuna e Tetovës me ndihmë të banorëve të Malësisë së Sharrit tuboi shumë banorë anembanë për të evokuar kujtimet e lojërave dhe garave që ishin pjesë e tyre në të kaluarën.

Lojrat tradicionale popullore në Sellcë janë traditë e vjetër e banorëve të fshatit që kanë për qëllim rruajtjen e dokeve të malësisë së Sharit dhe kultivimin e ndjenjave për traditat e malësisë.

Gjatë këtij manifestimi  organizohen lojëra në tërheqjen e litarit, hedhjen e gjyles dhe vrapimin me stafetë. Ky manifestim përcillet me program të pasur kulturor artistik të malësisë së Sharit.




       
 
Politika për privatësi
Kontakto Komunën
Komuna e Tetovës
Dervish Cara pn
1200 Tetovë
Republika e Maqedonisë së Veriut

Tel. +389 44 511 930
Fax. +389 44 511 962
Tel. 044 339 240
cabinet@tetova.gov.mk
info@tetova.gov.mk
       
       
Faqeja oficiale e Komunës së Tetovës - Официјална страница на Општина Тетово - Official website of Tetovo Municipality © 2014