Shqip   Македонски   English
  Komuna
Kryetari, Këshilli
Administrata, Sektorët
Ndërmarrjet, Njësitë
Për qytetarin  
E-Shërbimet,
Tatimet, Formulare
Vendimmarrja

Qyteti im
Historia, Institucionet, Organizatat, Qytetarët e nderit, Sporti, Biznesi
      Dokumente
Projekte, Buxheti,
Plane urbanistike
Ligje, Akte
Vizito Tetovën
Natyra, Resortet
Objektet historke
Muzeumet
Info
Hotelet, Restoranet
Mediat, Bankat
Transporti

 Qyteti im
 Historia dhe trashëgimia
 
Historia dhe trashëgimia
Institucionet kulturore
Shkollat fillore
Shkollat e mesme
Universitetet
Shoqëritë dhe organizatat
Qytetarët e nderit
Rrethi i biznesit
Sporti dhe rekreacioni
Bashkëpunimi me qytetet tjera
 
Historiku nga aspekti kulturor



Në mes malit të Sharrit, malit të Thatë, Zhedenit, Vllanicës dhe Bukuvikut shtrihet fushgropa e Pollogut, e gjatë 55km, dhe e gjërë 8-12 km. Në rrëzë të malit Sharr dhe bregores piktoreske të Balltepes (Kodrës së mjaltit), pranë brigjeve të lumit Shkumbim, shtrihet qyteti i Tetovës.

Duke u shtrirë në pjesën qendrore të Fushëgropës së Pollogut, Tetova ka pasur historikisht rëndësi të madhe ekonomike e strategjike, dhe për këtë arsye shumë sundimtarë në të kaluarën e largët dhe të afërt, tentuan të zotërojnë me këtë regjion strategjik.

Aty janë edhe lidhjet e përshtatshme me regjionet fqinjë, si me grykën e Dervenit dhe regjionin kodrinor të Grupçinit, që shtrihet në juglindore, nëpërmjet të të cilit Pollogu komunikon me fushën e Shkupit e më gjerë. Në jugperëndim, përmes qytetit të Gostivarit dhe disa qafave malore lidhet me Kërçovën dhe qytetin e Dibrës, dhe së fundi përmes rrugës regjionale Tetovë-Ferizaj që shtrihet në rrafshinë, ndërkaq vetëm një pjesë e vogël, kryesisht pjesa e vjetër e qytetit është e vendosur rrëzë Balltepesë. Lartësia absolute mbidetare e qytetit është midis 450-500 metra mbi nivelin e detit.Shënimet e para për qytetin e Tetovës si vendbanim datojnë nga periudha antike, me emrin antik  OANEUMIT.

Në periudhën e antikitetit të vonë dhe të mesjetës së hershme, Tetova dëmtohet rëndë. Në shekullin XI ajo dallohet midis vendbanimeve të tjera. Në shek. XIII-XV, Tetova përmendet si një vend urban, me zhvillimin e zejtarisë dhe bujqësisë.Tetova  paraqet një thesar të pasur të trashëgimisë etnokulturore, materiale e shpirtërore të periudhave të ndryshme historike. Me karakteristikat dhe veçoritë e tyre, dallohen për nga shumëllojshmëria e cilësive, vlerave dhe e rëndësisë së vet historike. Trashëgimia kulturore historike e qytetit të Tetovës paraqet tërësinë e vlerave shpirtërore dhe material të krijuara gjatë historisë së tij.

Me anë të këtyre vlerave pasqyrohet zhvillimi shoqëror, ekonomik, politik, fetar dhe kulturor në të kaluarën e qytetit të Tetovës, por edhe lufta shekullore për ruajtjen e identitetit etnik, kulturor dhe gjuhësor. Tetova është një qytet me traditë të pasur kulturore-historike, qytet që disponon me një numër të madh të godinave kulturore-historike si ato Profane dhe ato Sakrale.

Me depërtimin e turqve-osmanli në Gadishullin Ballkanik në shekujt XIV e XV, Osmanët vendosën administratën e tyre, ku Tetova bëhet qendër administrative e kulturore në fushëgropën e Pollogut, filloi ndërtimi dhe zhvillimi i qytetit me ndikim oriental. Nëpërmjet  ndërtimtarisë dhe kulturës, fillon ndërtimi i objekteve të ndryshme të karakterit sakral, ekonomik dhe shoqëror. Në Tetovë u ndërtuan shumë  monumente me karakter fetar si: xhami, mesxhide, tyrbe, teqe e tjerë.

Njëkohësisht ndërtohen edhe objekte të karakterit ekonomik dhe shoqëror, si: karavansaraje, hane, hamame, çezme publike, ura etj. Shumica e këtyre objekteve janë shumë të vjetra dhe datojnë nga fillimi i sundimit osman. Pasuria e këtyre objekteve arkitektonike flet për zhvillimin kulturor e shpirtëror të popullatës vendase.

Në vakëfnamen e Mehmet Kuklin Beut (1436), Tetova përmendet se ka pas shumë dyqane, punëtori të llojeve të ndryshme. Me një zhvillim të hovshëm kulturor, me ngritjen e monumenteve të shumta, si ata të komumitetit Islam dhe ata të komunitetit Ortodoks, Tetova merr një pamje të një qendre të zhvilluar kulturore jo vetëm në këto anë por edhe më gjërë në Ballkan.

Tetova si qendër e tregtisë dhe zejtarisë,ka pasur një zhvillim intensiv në pjesën e parë të shekullit XIX, e deri në luftrat Ballkanike, kurse pas luftrave Ballkanike Tetova stagnon në zhvillimin e saj kulturor. Pas luftës së dytë botërore Tetova merr një zhvillim të hovshëm kulturor. 




       
 
Politika për privatësi
Kontakto Komunën
Komuna e Tetovës
Dervish Cara pn
1200 Tetovë
Republika e Maqedonisë së Veriut

Tel. +389 44 511 930
Fax. +389 44 511 962
Tel. 044 339 240
cabinet@tetova.gov.mk
info@tetova.gov.mk
       
       
Faqeja oficiale e Komunës së Tetovës - Официјална страница на Општина Тетово - Official website of Tetovo Municipality © 2014