Shqip   Македонски   English
  Komuna
Kryetari, Këshilli
Administrata, Sektorët
Ndërmarrjet, Njësitë
Për qytetarin  
E-Shërbimet,
Tatimet, Formulare
Vendimmarrja

Qyteti im
Historia, Institucionet, Organizatat, Qytetarët e nderit, Sporti, Biznesi
      Dokumente
Projekte, Buxheti,
Plane urbanistike
Ligje, Akte
Vizito Tetovën
Natyra, Resortet
Objektet historke
Muzeumet
Info
Hotelet, Restoranet
Mediat, Bankat
Transporti

 Qyteti im
 Rrethi i biznesit
 
Historia dhe trashëgimia
Institucionet kulturore
Shkollat fillore
Shkollat e mesme
Universitetet
Shoqëritë dhe organizatat
Qytetarët e nderit
Rrethi i biznesit
Sporti dhe rekreacioni
Bashkëpunimi me qytetet tjera
 
Klima e biznesit



Komuna e Tetovës paraqet një ndër qytetet më të mëdha të Republikës së Maqedonisë i vendosur në qëndër të ultësirës së Pollogut. Ultësira e Pollogut shtrihet në drejtimin juglindje – veriperëndim, në gjatësi prej 55 km dhe gjerësi prej 8-10 km. E rrethuar me Malin Sharr, Malin e Thatë dhe Malin Zheden. Në mesin e fushës së Pollogut, rrëzë malit të Sharrit, në rrjedhën e lumit Shkumbin shtrihet komuna e Tetovës me rreth 86.560 banorë.

Rajoni i Tetovës shtrihet në sipërfaqe prej 1.080 km 3 në pjesën e poshtme të fushës së Pollogut në lartësi mbidetare prej 460-500m. Pozita gjeostrategjike e Tetovës karakterizohet edhe nga ajo se, gjendet në udhëkryqin e korridoreve ndërkombëtare qarkulluese, siç janë: korridori 8 (kalon nëpër Tetovë) dhe korridori 10 (40 km. larg nga Tetova).

Tetova ka një klimë gjysmë kontinentale, me verë të ngrohtë dhe relativisht të lagësht, dimër të ftohtë dhe me dëborë, pranvera e vjeshta kanë reshje të shpeshta. Pasi që nga të gjitha anët është e rrethuar me male dhe për shkak të shfaqjes së rrymave ajrore të ngrohta e të ftohta, në fushën e Pollogut vjen deri te shfaqja e procesit të inversionit. Kushtet natyrore, siç janë: klima, relievi, përbërja gjeologjike e tokës, kanë mundësuar që në rrethinat e Tetovës të shfaqen shumë burime të ujit të rrjedhshëm, prandaj Tetova është njëri nga qytetet e rralla në Maqedoni që ka ujë të pijshëm, ujë për nevojat e industrisë dhe për ujitje.  

Përpos këtyre karakteristikave gjeografike dhe resurseve të shumta natyrore që e karakterizojnë Tetovën, ky qytet gjithashtu shfaqet edhe si qendër universitare në të cilin gravitojnë dy universitete, Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe Universiteti i Evropës Juglindore.

Këto dy qendra të mëdha edukative-arsimore kanë një kontribut të jashtzakonshëm në përgatitjen prefesionale të gjeneratave të reja, drejt sfidave të ndryshme biznesore. Gjithë kto veçori dhe resurse si natyrore dhe njerëzore që ka Tetova e bëjnë më të lehtë procesin e sipërmarrjes dhe të ushtrimit të veprimtarive të ndryshme afariste gjegjësisht të bërit biznes.




       
 
Politika për privatësi
Kontakto Komunën
Komuna e Tetovës
Dervish Cara pn
1200 Tetovë
Republika e Maqedonisë së Veriut

Tel. +389 44 511 930
Fax. +389 44 511 962
Tel. 044 339 240
cabinet@tetova.gov.mk
info@tetova.gov.mk
       
       
Faqeja oficiale e Komunës së Tetovës - Официјална страница на Општина Тетово - Official website of Tetovo Municipality © 2014