Shqip   Македонски   English
  Komuna
Kryetari, Këshilli
Administrata, Sektorët
Ndërmarrjet, Njësitë
Për qytetarin  
E-Shërbimet,
Tatimet, Formulare
Vendimmarrja

Qyteti im
Historia, Institucionet, Organizatat, Qytetarët e nderit, Sporti, Biznesi
      Dokumente
Projekte, Buxheti,
Plane urbanistike
Ligje, Akte
Vizito Tetovën
Natyra, Resortet
Objektet historke
Muzeumet
Info
Hotelet, Restoranet
Mediat, Bankat
Transporti

 Qyteti im
 Shkollat e mesme
 
Historia dhe trashëgimia
Institucionet kulturore
Shkollat fillore
Shkollat e mesme
Universitetet
Shoqëritë dhe organizatat
Qytetarët e nderit
Rrethi i biznesit
Sporti dhe rekreacioni
Bashkëpunimi me qytetet tjera
 
SH.M. Kiril Pejçinoviq



Gjimnazi i Tetovës ka një të kaluar shumë të lashtë. Ai filloi me punë në vitin 1910, në objektin e shkollës së atëhershme medicinale. Prej vitit 1912 e deri më 1929 procesi edukativo-arsimor zhvillohej në gjuhën serbo-kroate, me disa ndërprerje për shkak të luftërave Ballkanike dhe Luftës së parë botërore.

Nga viti shkollor 1929 e deri më 1940, në kohën e mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, procesi mësimor zhvillohej pa ndërprerë. Në atë kohë gjimnazi mbante emrin ”Gjimnazi Real Shtetëror i Tetovës”.

Arsimimi në gjimnaz atë kohë ishte i mundur vetëm për një numër të kufizuar fëmijësh që rrjedhnin nga familjet më të pasura të qytetit dhe fshatrave përreth.
Gjatë Luftës së dytë botërore, duke filluar nga 17 shkurti i vitit 1741, procesi edukativo-mësimor zhvillohej në gjuhën shqipe, kurse gjimnazi morri emrin “Hasan Taksini”, dhe si drejtor i parë I këtij institucioni u emërua Z.Kel Gashi. Procesi mësimor vazhdoi të zhvillohet deri në vitin 1944, kur u ndërpre sërish.

Pas mabrimit të luftës kundër fashizmit, gjimnazi “Kiril Pejqinoviç” filloi sërish me punë më 27 shkurt të vitit 1945. Ky vendim u soll në Mbledhjen e ASNOMIT më 3 nëntor të vitit 1944. Në vitin e parë shkollor kushtet e punës ishin mjaft të rënda, por me ndihmën e profesorëve dhe falë punës së nxënësve për një kohë të shkurtër u krijuan kushte normale për ndjekjen e procesit edukativo-arsimor. Edhepse fondi I orëve mësimore ishte mjaft i madh, përsëri procesi mësimor zhvillohej në vazhdimsi dhe me sukses.

Në vitin shkollor 1945/1946 u regjistruan gjithsej 277 nxënës në 8 paralele nga klasa I deri VIII. Procesi mësimor udhëhiqej nga gjithsej 11 mësimdhënës dhe drejtori i atëhershëm Jovan Mojsov.Gjenerata e parë e maturantëve, gjithsej 13, diplomoi në vitin 1946/1947. Për çdo vit shkollor numri I maturantëve vazhdoi të rritej, fakt ky i cili qartë dëshmonte interesimin e madh të nxënësve dhe prindërve të tyre për arsimimin gjimnazist të asaj kohe. Një numër i madh i maturantëve më tej vazhdonin arsimimin e tyre në shkollat e larta dhe fakulte, në vend dhe jashta tij. Duhet cekur fakti se 96% e mësimdhënësve që punonin në atë kolektiv kishin qenë vetë nxënës të kësaj shkolle. Pothuajse identike ishte përqindja edhe në organet dhe organizatat tjera që ishin në përbërje të Komunës së Tetovës. 

Gjimnazi i Tetovës ishte dhe do të mbetet burim kryesor për kuadro kualitative profesionale, në veprimtaritë shoqërore, ekonomike dhe të tjera. Veprimtari kryesore e këtij institucioni është edukumi dhe arsimimi i nxënësve. Çështja e punës cilësore edukativo-arsimore, paraqet një nga shtyllat kryesore rreth së cilës mbeshteten detyrat e organeve profesionale të këtij institucioni arsimor, si që janë: Këshilli i mësimdhënësve, Këshilli i aktivit profesional dhe Këshilli i paraleleve.
 Në Gjimnazin e Tetovës ishin të përfaqsuara keta drejtime: arsimi gjimnazist (drejtimi i përgjithshëm, matematiko-natyror dhe ai gjuhësor), si dhe ai pedagogjik, matematiko-informatik, metalurgjiko-minierik dhe kimi-teknologji.

Nga viti shkollor 1982/1983, u implementua koncepti i edukimit në drejtime në shkolat e mesme, i cili vazhdoi deri në vitin shkollor 1991/1992. Mirëpo nga viti shkollor 1992/1993 përsëri u implementua koncepti i arsimit gjimnazist. Që nga ai vit shkollor e këndej, sukseset e gjimnazit gradualisht shtohen, dhe paralelisht me këtë, rritej edhe interesimi i nxënësve për të ndjekur shkollimin në këtë institucion të arsimit të mesëm.

Adresa: Rruga e Ilindenit pn, 1200, Tetovë
Tel: 044 339 070




       
 
Politika për privatësi
Kontakto Komunën
Komuna e Tetovës
Dervish Cara pn
1200 Tetovë
Republika e Maqedonisë së Veriut

Tel. +389 44 511 930
Fax. +389 44 511 962
Tel. 044 339 240
cabinet@tetova.gov.mk
info@tetova.gov.mk
       
       
Faqeja oficiale e Komunës së Tetovës - Официјална страница на Општина Тетово - Official website of Tetovo Municipality © 2014