Shqip   Македонски   English
  Komuna
Kryetari, Këshilli
Administrata, Sektorët
Ndërmarrjet, Njësitë
Për qytetarin  
E-Shërbimet,
Tatimet, Formulare
Vendimmarrja

Qyteti im
Historia, Institucionet, Organizatat, Qytetarët e nderit, Sporti, Biznesi
      Dokumente
Projekte, Buxheti,
Plane urbanistike
Ligje, Akte
Vizito Tetovën
Natyra, Resortet
Objektet historke
Muzeumet
Info
Hotelet, Restoranet
Mediat, Bankat
Transporti

 Komuna
 Ndërmarrjet dhe njësitë
 
Kryetarja e Komunës
Këshilli i Komunës
Administrata e Komunës
Ndërmarrjet dhe njësitë
 
Zjarrëfikësit



Njësia Zjarrëfikëse Territoriale e Tetovës është themeluar pas luftës së dytë botërore si njësi që mbulonte rajonin e Tetovës dhe mjediset rurale. Nga njësia me një automjet dhe disa zjarrëfikës, sot ajo është ngritur në njësi zjarrëfikëse të edukuar dhe bashkëkohore, me 14 automjete dhe 74 zjarrëfikës.

Sfidat bashkëkohore të jetës e teknologjisë bartin me vete përgjegjësi më të mëdha tek zjarrëfikësit tanë, pasi që me përkushtim punohet në stërvitjen e të punësuarëve tanë për përvetësimin e metodave moderne e botërore të standardizuara për shuarje dhe mbrojtje nga zjarret si dhe për tërheqjen e viktimave nga fatkeqësitë e komunikacionit, respektivisht kërkimin e personave që kanë pësuar nga vërshimet dhe tërmetet.

Për këtë qëllim punonjësit tanë ishin në stërvitjen e specializuar që u mbajtë në BabKok, Parku Verior i Anglisë, ku u pajisëm me dituri dhe shkathtësi që pastaj me sukses t'i transmetojnë tek të punësuarit tanë. Ata gjithashtu kanë fituar certifikata të instruktorëve për veprimtarinë zjarrëfikëse në Angli.
Planet tona nuk përfundojnë këtu meqë përpiqemi dhe angazhohemi vazhdimisht për përmirësimin e kushteve të punës, për shërbime sa më efikase për qytetarët tanë.

Kur bëhet fjalë për edukimin ne nuk mbetemi vetëm në edukimin e punonjësve tanë por edhe në edukimin e popullatës dhe të fëmijëve të moshës parashkollore dhe atyre që vijojnë shkollimin. Edukatë dhe dituri nga ana e të punësuarve tanë barten edhe tek të punësuarit në kompanitë më të mëdha të komunës sonë. Shpresojmë se angazhimet tona në këtë fushë do të kontribojnë për rritjen e vetëdijes së qytetarëve tanë kur bëhet fjalë për veprimtarinë zjarrëfikëse. Në këtë mënyrë vlerësojmë se do të ulet numri i intervenimeve ndaj zjarreve dhe paralelisht me këtë edhe dëmet që shkaktohen nga stuhia e zjarrit.

Njësia e zjarrëfikësve e Tetovës sot është ngritur në rrafshin e një organizate të suksesshme e cila angazhohet të plotësojë standardet dhe nevojat e qytetarëve për çka këta të fundit edhe na financojnë.




       
 
Politika për privatësi
Kontakto Komunën
Komuna e Tetovës
Dervish Cara pn
1200 Tetovë
Republika e Maqedonisë së Veriut

Tel. +389 44 511 930
Fax. +389 44 511 962
Tel. 044 339 240
cabinet@tetova.gov.mk
info@tetova.gov.mk
       
       
Faqeja oficiale e Komunës së Tetovës - Официјална страница на Општина Тетово - Official website of Tetovo Municipality © 2014