Shqip   Македонски   English
  Komuna
Kryetari, Këshilli
Administrata, Sektorët
Ndërmarrjet, Njësitë
Për qytetarin  
E-Shërbimet,
Tatimet, Formulare
Vendimmarrja

Qyteti im
Historia, Institucionet, Organizatat, Qytetarët e nderit, Sporti, Biznesi
      Dokumente
Projekte, Buxheti,
Plane urbanistike
Ligje, Akte
Vizito Tetovën
Natyra, Resortet
Objektet historke
Muzeumet
Info
Hotelet, Restoranet
Mediat, Bankat
Transporti

 Qyteti im
 Shoqëritë dhe organizatat
 
Historia dhe trashëgimia
Institucionet kulturore
Shkollat fillore
Shkollat e mesme
Universitetet
Shoqëritë dhe organizatat
Qytetarët e nderit
Rrethi i biznesit
Sporti dhe rekreacioni
Bashkëpunimi me qytetet tjera
 
Shoqërite kulturore dhe artistike



Në Komunën e Tetovës veprojnë një numër i madh i shoqatave kulturore dhe artistike.

 

SHKA "Xheladin Zeqiri"

Aktiviteti i kesaj shoqërie daton që nga viti 1943 me emrin “Rinia Shqiptare“. Shtytës të kësaj veprimtarie ishin aktivistë të çeshtjes kombëtare nga Shqiperia dhe Tetova, të cilët aktivitetet e tyre i zhvillonin në ndërtesën e Shoqatës për Kulture fizike “Partizan“ ne Tetovë. Në atë kohë shfaqet edhe drama a parë shqipe „Lulja e kujtimit“ në regji te Qemal Haxhiosmanit nga Elbasani,ndersa rolin kryesor te femres e luan Vera Tetova nga Tirana.

Kjo Shoqëri me lejen e Lidhjes se Shoqërive Kulturore-Artistike, në Tetovë më 13.04.1949 regjistrohet me emrin Shoqëria Kulturore Artistike Shqiptare „Xheladin Zeqiri“, sipas emrit të dëshmorit tetovar Xheladin Zeqiri i cili per ideale kombëtare me brigaden e VII (shtatë) lufton dhe vritet ne Frontin e Sremit.

Ne periudhën pas themelimit, Shoqëria gjatë evolutës së vet shënoi hapa të rëndesishëm në zbulimin e traditës autoktone të këtij nënqielli, kultivoi me etje arritjet bashkëkohore shqiptare në lëminë e kulturës shpirtërore dhe ishte dritare e vetme e hapur nga ardhmëria dhe dritë në tunelin e pafund që kaloi populli shqiptar e posaçërisht popullata e kësaj ane. Ajo luajti rol te rëndesishëm në emancipimin dhe barazimin e femrës dhe mashkullit, ndikoi pozitivisht në krijimin e idealit te ri ndaj bashkëkohësisë sonë. Shumë femra, tanimë gjyshe dhe shume prej tyre të ndjera, që dikur ishin aktiviste të dalluara, Shoqerinë“Xheladin Zeqiri“ e kanë pasur shtëpi të dytë.

Grupet që me sukses me dekada kanë vepruar në gjirin e „Xheladin Zeqirit“ janë: grupi i këngëve dhe valleve,grupi i dramës,grupi letrar, seksioni i piktorëve, grupi i muzikës argëtuese, kori i përzier  dhe i femrave etj. Në këto grupe kanë vepruar artist eminent, shkrimtarët më të njohur, piktorë me renome etj. Nga këto seksione më vonë u themeluan: Shoqata e Shkrimtarëve të Tetovës, Kolonia e artistëve të pikturës dhe Teatri i Tetovës.

Gjatë lëvizjeve demokratike, më 1991 me angazhimin e anëtarëve të vjetër dhe enthuziastëve të ri Sh.K.A.Sh “Xheladin Zeqiri“ u rimëkëmb përsëri me të gjitha seksionet e saja, por që aktivitetet ishte e detyruar t'i zhvillojë në një shtëpi private. Edhepse në kushte shumë të rënduara, falë enthuziazmit të kryesise dhe anëtarëve, Shoqëria për një kohë të shkurtër arriti një nivel të lartë dhe pasojnë paraqitje shumë te suksesshme para publikut me koncerte dhe pjesë dramatike që përjetuan nga disa reprizime te cilat kishin kritika shumë të larta nga publiku dhe ekspertët.

Xheladin Zeqiri është fituese e festivalit të parë të këngës së vjetër qytetare si dhe fituese e shumë festivaleve të këngëve dhe valleve në Kosovë e Maqedoni. Me 1996 „Xheladin Zeqiri“ shpallet si shoqëri më e suksesshme në Maqedoni me 6 lëvdata të fituara në manifestimet e organizuara brenda në Maqedoni dhe jashtë saj.

Sot falë lëvizjeve pluraliste pozitive dhe me hapjen e shkollave të muzikës në gjuhën shqipe në qytetin tonë “ Xheladin Zeqiri“ dukshëm arriti të ngrit nivelin në të gjithë aspektet. Tani më veprojne specialistë të muzikës, solistë dhe soliste si dhe instrumentistë të shkolluar që garantojnë ardhmëri edhe më të ndritur të shoqërise me tendencë që me ndihmen e te gjithe dashamirësve dhe kompetenteve si në aspektin moral poashtu edhe material t'i vihen „themelet“ e filharmonisë shqiptare në Tetovë.

Adresa: Pallati i Kulturës-Tetovë
Facebook

 


 

 Shoqata Kulturore “Burimet e Sharrit”

Shoqata është themeluar më 16.03.1996 në Tetovë, dhe merret me veprimtari nga lëmi i kulturës, muzikës, grumbullimit dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore, prezantimin e vlerave kombëtare shqiptare, grumbullimin e folklorit dhe traditave kombëtare shqiptare.

Numri i anëtarëve: mosha e ritur: 28 anëtarë (studentë, nxënës, punëtorë); mosha e re (pionierë): 35 anëtarë –kryesisht nxënës nga klasa e VII deri viti I - II shkollë e mesme.
Ushtrimet mbahen në Qendën kulturore “ I. A. Smok” në Tetovë.

Pjesëmarrëse në mbi 230 festivale dhe manifestime, në skenën e mbrendshme dhe ndërkombëtare duke u shpërblyer me vende të para, dyta dhe treta me shumë medalje, mirënjohje dhe dekorata.

Është organizatore e festivalit tradicional të folklorit të përpunuar me emrin “Burimet e Sharrit” i cili kët vit mbahet për herë të trembëdhjetë. Ka bashkpunim dhe lidhje miqësore me mbi 120 shoqata dhe ansamble nga vendi dhe bota e jashtme. Ushtrimet mbahen në Qendrën kulturore “I. A. Smok” në Tetovë (një here në javë: të rriturit ditën e shtunë, kurse pionierët ditën e diel nga ora 15,30 deri 17,30).

Adresa: Rruga “154” nr. 11 Tetovë
Tel/faks: 070/263-045, 070/601-376
E-mail: zilfialiu@gmail.com

 


 

 SHKA "Jehona e Malesise se Sharrit"

Shoqata eshte themeluar më 14.03.2007 me seli në Pallatin e Kulturës në Tetovë. Qëllim kryesor ka ruajtjen e gjuhës, historisë, nxitjen e unitetit kombëtar dhe eliminimin e ndasive, pa marrë parasysh në çfarë baze ideologjike, partiake, fetare, regjionale, gjinore etj.

Koncepti programor është në funksion të kulturës autonome, burimore të Malësisë së Sharrit dhe Rrafshit të Pollogut, me anë të së cilës pasqyrohen dhe afirmohen ritet, doket, vallet dhe këngët duke pasur parasysh stimulimin dhe frymëzimin e gjeneratave të reja.

Veshja, kënga, doket e zakonet janë substanca që traditën tonë e kanë ruajtur dhe kultivuar nëpër shekuj, prandaj mbetet obligimi i yni që t’i ndihmojmë me forcat tona në avancimin e tyre sepse ato në këtë formë do të vulosin identitetin tonë në këto treva.


Adresa: Bul. Iliria  p.n. Tetovë
E-mail: sh.k.a.jehona_e_malsis_sharrit@hotmail.com
Hapësira: Pallati i Kultures - Tetove

 


 

Lidhja e Botuesve Shqiptarë

Lidhja e Botuesve Shqiptarë në Maqedoni është formuar në vitin 2003 kurse është regjistruar në fillim të vitit 2004. Anëtarë të saj janë shtëpi botuese shqiptare nga territori i Maqedonise. Si themeluese dhe anëtare të saj janë shtëpitë botuese “Idriz Seferi” – Kumanovë, “Luma”, “Çabej”, “Klubi Letrar 94”, “Brezi 9”, “Dëshira”, “Matrix”, “Kultura S”, “Support” nga Tetova dhe “Feniks” – Kërçovë. Qellimi i LBSHM-së është sensibilizimi i shoqërisë për librin shqip si dhe mbrojtja dhe avancimi i të drejtave të shtëpive botuese shqiptare në Maqedoni.

Në kuadër të aktiviteteve të veta LBSHM prioritet u jep organizimeve të panaireve lokale të librit të cilët organizohen në kuadër të “Karvanit të librit” i cili ka një traditë dhjetëvjeçare. Përveç kësaj është pjesëmarrëse në panairet mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare të librit. Përveç kësaj përcjell ngjarjet kulturore dhe arsimore nëpërmjet komunikatave apo tubimeve shkencore prononcohet lidhur me dukuritë e ndryshme që kanë të bëjnë lidhur me përcaktimet statutore.

Gjithashtu angazhohet për furnizimin e bibliotekave të ndryshme me librin shqip qoftë ato të qytetit, shkollore apo universitare.
Është praktikuar që librat me të cilat kanë marrë pjesë në panairet ndërkombëtare t’i dhurohen qytetit nikoqir, në mënyrë që popullata shqiptare që jeton në ato qytete të ketë përzgjedhje më të madhe të librit shqip.


Adresa: Rr. “Boris Kidriq” 28, 1200 Tetovë
Tel. (sekretari) 070/777-573 (Xhemil Selimi)
Tel. (kryetari) 075/525-093 (Sevim Ahmeti)
E-mail: lbshm@gmail.com
www.lbshm.com

 


 

Shoqata e Pedagogëve Shqiptarë

Shoqata e pedagogëve shqiptar në Tetovë është formuar me iniciativën e një grupi të pedagogëve shkollor të kësaj komune. Parapërgaditjet janë realizuar gjatë vitit 1995. Regjistrimi formal i Shoqatës është bërë me vendimin nr. 1557 të datës 11.12.1995 dhe Shoqata është regjistruar në regjistrin e organizatave shoqërore dhe shoqatave të qytetarëve me nr.rendor 415. Selia e parë e Shoqatës ka qenë në SHF “Liria”-Tetovë.

Kuvendi i parë i Shoqatës është mbajtur me datë 05.01.1996 në sallën e vogël të kuvendit të Komunës Tetovë në prani të një numri të madh të pedagogëve, psikologëve dhe dashamirësve tjerë të arsimit shqip. Në Kuvend u zgjodhën anëtarët e Shoqatës (me kryetar Xhemali Beluli) dhe Këshilli drejtues.

Qëllimet dhe detyrat statutare të Shoqatës janë:
- puna dhe angazhimi në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja,
- përkudesja për ngritjen profesionale didaktiko-metodike të të punësuarve në arsim,
- kultivimi i vlerave kombëtare arsimore dhe kulturore
- popullarizimi i të arriturave shkencore në fushën e mësimdhënies dhe mësimnxënies etj.

Me angazhimin e të gjithë anëtarëve të Shoqatës në vitin 2000 Shoqata arriti ta botojë monografinë “Veteranët e arsimit shqip në Tetovë dhe rrethinë prej 1940-1960”.
Shoqata e pedagogëve, që nga viti i themelimit të saj organizon Akademi solemne kushtuar 7 marsit, Kongresit të Manastirit si dhe tribuna shkencore. Anëtarët e Shoqatës me kontribute të tyre kanë marrë pjesë në takime të ndryshme profesionale, seminare, tribuna, konferenca etj.
Kryetarë të gjertanishëm të Shoqatës: Xhemali Beluli, Bajram Selmani, Muharem Xhezairi
Kryetar aktual i Shoqatës: Fadil Veapi - Lushi


Adresa: Byroja për Zhvillimin e Arsimit - Tetovë
Tel. Fax 044/333-576
Tel. (kryetari) 075/280-648 (Fadil Veapi-Lushi )
E-mail: f_lushi@yahoo.com

 


 

Shoqata Kulturo Artistike “YENI HAYAT”

SHKA Yeni Hayat, ka për qëllim përparimin, organizimin dhe zhvillimin e kulturës dhe artit. Kjo shoqëri në rradhët e veta i tubon qytetarët, në rradhë të parë rininë shkollore dhe studentore, e cila ka afinitet ndaj punës kulturoro-artistike.

Shoqëria organizon manifestime për përmbushjen e nevojave kulturore të qytetarëve dhe pjesëmarrje në manifestime, defile, festivale dhe manifestime tjera kulturo-artistike në vend dhe jashtë.

Qëllimi i shoqërisë është nxitja dhe iniciativa për zgjerimin e rrjetit të aktiviteteve kulturore si dhe zgjerimi i jetës kulturore, arsimore dhe artistike të popullatës turke.

Adresa: Rr. Mara Isaeva nr. 19
E-mail: yenihayat.kalkandelen@gmail.com

 

 




       
 
Politika për privatësi
Kontakto Komunën
Komuna e Tetovës
Dervish Cara pn
1200 Tetovë
Republika e Maqedonisë së Veriut

Tel. +389 44 511 930
Fax. +389 44 511 962
Tel. 044 339 240
cabinet@tetova.gov.mk
info@tetova.gov.mk
       
       
Faqeja oficiale e Komunës së Tetovës - Официјална страница на Општина Тетово - Official website of Tetovo Municipality © 2014