Shqip   Македонски   English
  Komuna
Kryetari, Këshilli
Administrata, Sektorët
Ndërmarrjet, Njësitë
Për qytetarin  
E-Shërbimet,
Tatimet, Formulare
Vendimmarrja

Qyteti im
Historia, Institucionet, Organizatat, Qytetarët e nderit, Sporti, Biznesi
      Dokumente
Projekte, Buxheti,
Plane urbanistike
Ligje, Akte
Vizito Tetovën
Natyra, Resortet
Objektet historke
Muzeumet
Info
Hotelet, Restoranet
Mediat, Bankat
Transporti

 Qyteti im
 Shkollat fillore
 
Historia dhe trashëgimia
Institucionet kulturore
Shkollat fillore
Shkollat e mesme
Universitetet
Shoqëritë dhe organizatat
Qytetarët e nderit
Rrethi i biznesit
Sporti dhe rekreacioni
Bashkëpunimi me qytetet tjera
 
SH.F. Bratstvo-Migjeni



Sh.F. “Bratstvo-Migjeni” në Tetova është një ndër shkollat më të vjetra dhe është themeluar qysh më vitin 1958 nën emrin "Bratstvo-Edinstvo". Ka qenë dhe është e vendosur në rrugën L.B.Pish nr. 41. Shkolla gjithashtu ka 3 objekte shkollore edhe ate një në qendrën sportive,një në Saraqinë (shkolla periferike) dhe e reja në lagjen Drenovec. Në shkollë mësojnë nxënës nga lagjet B.Kidriq, Q.Sportive, Drenovec dhe  Saraqinë.

Në këtë shkollë në vitin 1958 mësimi  është zhviluar në gjuhën maqedone dhe shqipe prej kl.I – VIII. Më vonë fillon  edhe mësimi në gjuhën turke prej kl I – IV. Prej atëhere deri më sot shkolla është zhvilluar dhe zhvillohet si shkollë qendrore me shkollë periferike në vendbanimin Saraqinë.

Në vitin 1993 shkolla e ndëron emrin në Bratstvo-Migjeni.

Sot shkollën e ndjekin nxënësit: me  mësim në gjuhën maqedone prej  kl I - VIII  në Tetovë dhe Saraqinë, me mësim në gjuhën shqipe prej kI I- VIII në Tetovë dhe prej Kl  I – IV në Saraqinë, ndërsa me mësim në gjuhën  turke prej I – IV.

Puna edukativo-arsimore zhvillohet në 4 objekte: në objektin qendror, qendrën sportive, Drenovec dhe shkollën periferike në Saraqinë. Shkolla qendrore posedon  29 klasa prej të cilave 11 janë të vogla dhe të adaptuara, në të cilat është e vështirë të realizohet mësimi bashkëkohor për shkak të hapsirës së kufizuar. Në shkollën qendrore realizohet mësimi me nxënës me mësim në gjuhën shqipe prej klasës së parë deri në klasë të tetë dhe mësimi prej klasës së parë deri në kl e pestë në mësim në gjuhën Turke 2 paralele të kombinuara. Në objektin e ri në qendrën sportive ka 8 klasa, hapsirë për mësim ditor dhe 2 hapsira bodrumi  të adaptuara. Këtu ndiqet mësimi prej klasës  së parë deri në klasën e tetë  në gjuhën Maqedone.

Në shkollën periferike ka 6 mësojtore, ku mësimi zhvillohet në gj.Maqedone prej kl.I-VIII dhe në gjuhën Shqipe prej kl.I-V. Në objektin në Drenovec ka 18 mësojtore ku mësimi zhvillohet në gjuhën Shqipe prej kl.I- VIII. Ka 1 sallë për arsimtarët, hapësirë për bibliotekën si dhe 3 zyra për ndihmës  drejtorin, shërbimin pedagogjiko-psikologjik, kabinet informatike dhe një hapësirë dedikuar për arsim fizik. Objekti disponon me numër të madh të hapësirave të pashfrytëzuara (mësojtore dhe hapësira tjera).        

Ora mësimore zgjat 40 min., ndërsa mësimi lëndor 45 min. Janë planifikuar minimum 180 ditë pune(mësimi), kurse mësimi do të organizohet sipas  kalendarit të organizimit dhe punës së Sh.F. Mësimi në të 4 objektet  do të mbahet në dy  ndrime edhe atë për mësimin lëndor fillon në ora 7:30 në shkollën qendrore, në ora 07:30 në objektin e ri në qendrën sportive dhe Saraqinë, kurse për mësimin klasor fillon në ora 13,30 min. në gjithë shkollën si dhe ate periferike.  Mësimi në gjuhën maqedone në Tetovë  ka 3 ndrime.

Në shkollë është vendosur kujdestaria nga ana e arsimtarëve, të cilët vijnë gjysëm ore më parë, dhe mbajnë shënim në ditar të posaçëm.  Me shkollën udhëheq drejtori ,kurse i ndihmojnë dy ndihmës drejtora. Është i punësuar një sekretar,arkëtar, pedagog, psikolog, bibliotekist dhe personeli tekniko-higjienitar. 


Adresa: L.B. Pitu Nr.41
Tel: 044 336 920
E-mail: um_bm_te@yahoo.com   
Dita e Patronatit: 13 Tetor




       
 
Kontakto Komunën
Komuna e Tetovës
Dervish Cara pn
1200 Tetovë
Republika e Maqedonisë së Veriut

Tel. +389 44 511 930
Fax. +389 44 511 962
Tel. 044 339 240
cabinet@tetova.gov.mk
info@tetova.gov.mk
       
       
Faqeja oficiale e Komunës së Tetovës - Официјална страница на Општина Тетово - Official website of Tetovo Municipality © 2014