Shqip   Македонски   English
  Komuna
Kryetari, Këshilli
Administrata, Sektorët
Ndërmarrjet, Njësitë
Për qytetarin  
E-Shërbimet,
Tatimet, Formulare
Vendimmarrja

Qyteti im
Historia, Institucionet, Organizatat, Qytetarët e nderit, Sporti, Biznesi
      Dokumente
Projekte, Buxheti,
Plane urbanistike
Ligje, Akte
Vizito Tetovën
Natyra, Resortet
Objektet historke
Muzeumet
Info
Hotelet, Restoranet
Mediat, Bankat
Transporti

 Qyteti im
 Shkollat fillore
 
Historia dhe trashëgimia
Institucionet kulturore
Shkollat fillore
Shkollat e mesme
Universitetet
Shoqëritë dhe organizatat
Qytetarët e nderit
Rrethi i biznesit
Sporti dhe rekreacioni
Bashkëpunimi me qytetet tjera
 
SH.F. Liria



Për popullatën shqiptare në këto anë mësimi në gjuhën shqipe ka filluar qysh gjatë luftës së dytë botërore. Pas kësaj lufte, poashtu vazhdoi mësimi në gjuhën amëtare në shkollat fillore.
Që nga 1 Marsi i vitit 1945 në këtë vend ku ende nuk ishte ndërtuar objekti i shkollës u hap shkolla fillore me emrin "Liria" ku nxënësit mësonin në objekte të vjetra të ngelura nga medreset e kaluara.
Në këtë kohë numri i nxënësve arrinte shifrën 1085 nxënës prej atyre 579 meshkuj dhe 506 femra.
Në këtë vit shkollorë ishin të angazhuar 6 mësues (Gani Jahja, Hikmet Kasapi, Ahmet Haxhi Hasani, Burhan Muhedini, Zija Sadikudhe, Hyreme Tresi).

Drejtori i shkollës ka qenë Vehap Kadriu. Vlen të përmendim kontributin e madh të mësuesve nga Shqipëria që vepronin në këtë shkollë gjatë kësaj periudhe si p.sh. Abedin Faja – Elbasan, Zija Zendeli- Dibër. Në grupin e këtyre mësuesve Polluqi-Elbasan, Hasan Teteli – Korçë, Zija Zendeli – Dibër.

Në grupin e këtyre mësuesve vepronin edhe dy mësues nga Tetova dhe ata ishin Vehap Kadriu dhe Xhevahir Veseli. Në vitet e ardhëshme shkollore numri i nxënësve nuk ka qenë stabil edhepse gjithnjë shkonte në rritjen e tij.

Objekti i sotëm shkollor u ndërtua në vitin 1948-1949 në të cilin filloi mësimi me 28.02.1950. Puna vijohej në 22 paralele dhe me 1197 nxënës. Këtë proces e realizonin 23 mësues.
Në vitin 1950-1952 në këtë objekt ka punuar edhe normalja e parë Shqipe e cila më vonë u transferua në Shkup. Në vitin shkollor 1958-1959 qeveria e atëhershme bëri disa reforma dhe urdhëroi që në këtë objekt të mësojnë edhe nxënësit maqedonas. Prej asaj kohe deri më sot mësimi zhvillohet në gjuhën Shqipe dhe në gjuhën Maqedone. Gjatë kësaj periudhe 63 vjeçare sukseset e punës nuk kanë munguar. Përveç punës normale në këtë objekt shkollor pas luftës së dytë botërore janë mbajtur edhe kurse me të rritur për zhdukjen e analfabetizmit.

Në sukseset e mëdhaja të arritura vlen të përmendim veprimin aktiv të grupit të dramës që mori shumë shpërblime gjatë vitit shkollor 1959-1960 të udhëhequr nga arsimtari Seid Musai. Poashtu në këtë shkollë veproi edhe kino klubi i vetëm në shkollat e Tetovës që pati rëndësi të madhe në zhvillimin e procesit edukativo arsimor. Sa për ilustrim gjatë vitit shkollor 1959- 1960 janë dhënë 284 filma arsimorë dhe 35 filma artistik.

Mësuesit e kësaj shkolle bashkë me disa vullnetarë të qytetit në këtë ndërtesë shkollore e krijuan shoqërinë kulturo- artistike "Xheladin Zeqiri" që veproi rreth katër dekada duke i ngritur lartë vlerat kulturore me anë të këngëve dhe valleve shqiptare të kësaj ane.
Dhe në këtë vit shkollor 2012/2013 në shkollën fillore Liria - Tetovë ka gjithsejt 1068 nxënës prej të cilëve 780 shqiptarë dhe 274 maqedonas të shpërndarë në 24 paralele prej kl. së I e deri në kl. e VIII me gjuhë mësimore shqipe dhe në 16 paralele prej kl. së I e deri në kl. e VIII me gjuhë mësimore maqedonase dhe në dy paralele të kombinuara të nxënësve me nevoja të veçanta me gjuhë mësimore shqipe.

Sot shkolla numëron gjithsejt 74 punëtorë edhe atë 64 mësimdhënës, 4 administratorë (drejtori, , psikolog, pedagogu, sekretari) dhe 6 personel tenik. 

Adresa: Dervish Cara Nr.6
Tel: 044 335-583
E-mail: lirija.te@gmail.com
Dita e Patronatit: 1 Mars




       
 
Kontakto Komunën
Komuna e Tetovës
Dervish Cara pn
1200 Tetovë
Republika e Maqedonisë së Veriut

Tel. +389 44 511 930
Fax. +389 44 511 962
Tel. 044 339 240
cabinet@tetova.gov.mk
info@tetova.gov.mk
       
       
Faqeja oficiale e Komunës së Tetovës - Официјална страница на Општина Тетово - Official website of Tetovo Municipality © 2014