Shqip   Македонски   English
  Komuna
Kryetari, Këshilli
Administrata, Sektorët
Ndërmarrjet, Njësitë
Për qytetarin  
E-Shërbimet,
Tatimet, Formulare
Vendimmarrja

Qyteti im
Historia, Institucionet, Organizatat, Qytetarët e nderit, Sporti, Biznesi
      Dokumente
Projekte, Buxheti,
Plane urbanistike
Ligje, Akte
Vizito Tetovën
Natyra, Resortet
Objektet historke
Muzeumet
Info
Hotelet, Restoranet
Mediat, Bankat
Transporti

 Qyteti im
 Universitetet
 
Historia dhe trashëgimia
Institucionet kulturore
Shkollat fillore
Shkollat e mesme
Universitetet
Shoqëritë dhe organizatat
Qytetarët e nderit
Rrethi i biznesit
Sporti dhe rekreacioni
Bashkëpunimi me qytetet tjera
 
Universiteti Shtetëror i Tetovës



Universiteti Shtetëror i Tetovës është i hapur dhe i arritshëm për të gjithë ata të cilët si studentë, mësimdhënës ose bashkëpunëtorë, me cilësitë e veta intelektuale dhe morale, në ambientin e definuar të autonomisë universitare si pandehje të lirisë akademike të shprehjes individuale dhe të dëshmimit të aftësive dhe cilësive të japin kontributin e vet në fushën e zhvillimit të arsimit, shkencës dhe profesionalizmit,. “Universiteti Shtetëror i Tetovës ka histori të shkurt por një të kaluar shumë të gjatë”. Ky institucion u themelua më 17 dhjetor të vitit 1994 si iniciativë e intelektualëve shqiptar, të shoqatave dhe asociacioneve të ndryshme apolitike dhe të gjithë dashamirësve të arsimit të lartë në vend dhe më gjerë.

 Nga ky këndvështrim veprimtarinë, zhvillimin e USHT-ës mund ta ndajmë në dy periudha:

Periudha: 1994-2003 është koha historike e krijimit të Universitetit të Tetovës.
Periudha: 2004-2010 është periudha e zhvillimit institucional të Universitetit dhe koha e modernizimit akademik dhe fizik.Universiteti nga gjendja e emergjencës filloi të kalojë në shkallën e reformimit akademik, konceptual dhe institucional. Fryt i këtij aktiviteti të pakursyer dhe i dimensionimit është fizionomia e re e USHT-së. Së këndejmi USHT-ja është afirmuar si një institucion universitar i reformuar, si një qendër e vetme publike në gjuhën shqipe në Maqedoni për kualifikim, specializim dhe kërkim shkencor. USHT-ja është anëtar i Konferencës së Universiteteve evropiane.

Sot USHT-ja është strukturuar në 11 fakultete, 35 programe studimore, 93 drejtime studimore dhe 3 Institute hulumtuese shkencore. Procesi mësimor shkencor. Stafin akademik e përbëjnë 273 mësimdhënës të rregullt dhe 355 mësimdhënës të angazhuar në kohë të caktuar, respektivisht për një vit akademik, me tendencë të rritjes progresive.

Në rrafshin e procesit edukativo-mësimor, Universiteti rëndësi të veçantë i përkushton zbatimit të reformave të Bolonjës si dhe të reformave në sferën e kërkimeve profesionale-shkencore, edhe pse kjo komponentë është akoma larg synimeve të USHT-ës në krahasim me vendet e zhvilluara. Këto kërkime, realizohen përmes projekteve bilaterale në saje të projekteve të Erasmus, DAD-it, Tempus-it etj për kërkime dhe zhvillim. Duke u mbështetur në standardet Evropiane kualiteti akademik dhe studimor është gjithnjë në rritje.

Për sa i përket Kartës së Bolonjës, USHT-ja hyn aktualisht në një fazë të re të zhvillimit të vet, në fazën e implementimit dhe të konceptimit të modelit të Bolonjës sipas skemës 3+2+3 ose 4+1+3 (Bachelor+Master+PhD). Duke implementuar sistemin e ri evropian të studimeve, USHT-ja synon të jetë shumë shpejt pjesë integrale e universiteteve evropiane, studentët të përfitojnë një formim profesional më cilësor, diplomat tona të përafrohen me ato të vendeve të zhvilluara.

USHT-ja synon të jetë Universitet i të gjithë qytetarëve të Maqedonisë prandaj  është  i hapur për të gjithë studentët që dëshirojnë të studiojnë , pa dallime nacionale, fetare etj. Numri i studentëve që përcaktohen për të studiuar në USHT është në rritje progresive. Në krahasim me numrin e studentëve të pranuar në universitetet tjera në vend, numri i studentëve të rinj në USHT është rritur për 30%. Kjo mund të merret si tregues për atë se USHT zhvillohet dhe dimensionohet në drejtim të duhur dhe me hapa të sigurta hapëron në familjen e  Universiteteve evropiane. Oferta e USHT-së për studentët e ardhshëm është konkurrente dhe e gjithëpërfshirëse. Ne ofrojmë plane dhe programe studimore të të gjitha profileve dhe tarifa të volitshme për studime.

Kuadri akademik i kualifikuar, bashkëpunimi USHT-së me universitetet më në zë, nga rajoni e bota dhe ajo që është më e rëndësishmja, lidhja emocionale që ndjejnë shqiptarët, pa përjashtim, për këtë universitet. Sakrifica dhe kontributi i tyre e ngritën këtë institucion, deri në këtë nivel, si universitet i vetëm shtetëror me mësim në gjuhën shqipe janë arsyeja pse duhet studiuar në USHT.

 

Kontakt

Adresa: Rruga e Ilindenit pn, 1200 Tetovë, Republika e Maqedonisë
Tel: +389 44 356 500
Fax: +389 44 334 222
e-mail: international@unite.edu.mk
www.unite.edu.mk




       
 
Politika për privatësi
Kontakto Komunën
Komuna e Tetovës
Dervish Cara pn
1200 Tetovë
Republika e Maqedonisë së Veriut

Tel. +389 44 511 930
Fax. +389 44 511 962
Tel. 044 339 240
cabinet@tetova.gov.mk
info@tetova.gov.mk
       
       
Faqeja oficiale e Komunës së Tetovës - Официјална страница на Општина Тетово - Official website of Tetovo Municipality © 2014