Shqip   Македонски   English
  Komuna
Kryetari, Këshilli
Administrata, Sektorët
Ndërmarrjet, Njësitë
Për qytetarin  
E-Shërbimet,
Tatimet, Formulare
Vendimmarrja

Qyteti im
Historia, Institucionet, Organizatat, Qytetarët e nderit, Sporti, Biznesi
      Dokumente
Projekte, Buxheti,
Plane urbanistike
Ligje, Akte
Vizito Tetovën
Natyra, Resortet
Objektet historke
Muzeumet
Info
Hotelet, Restoranet
Mediat, Bankat
Transporti

 Qyteti im
 Shkollat fillore
 
Historia dhe trashëgimia
Institucionet kulturore
Shkollat fillore
Shkollat e mesme
Universitetet
Shoqëritë dhe organizatat
Qytetarët e nderit
Rrethi i biznesit
Sporti dhe rekreacioni
Bashkëpunimi me qytetet tjera
 
SH.F. Skenderbeu



Zanafilla e procesit edukativ e arsimor në rrethinën e lokaliteteve Poroj, Xhepçisht dhe Gjermë nis në vjeshtën e vitit 1922. Në fillim shkolla mbante emrin „LIRIA“. Si ngjarje e shënuar në historinë e shkollës është ajo e vitit 1968, vit ky kur u festua 500 Vjetori i vdekjes së heroit tonë kombëtar dhe ndërkombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu, me ç’rast Kuvendi i Komunës së Tetovës vendos që një shkollë tetëvjeçare të mbajë emrin e Skenderbeut, ashtu që Pleqësia e shkollës në mbledhjen e mbajtur me datë 15.05.1968 me kryetar mësuesin e nderuar, Ajet Memeti, me propozimin e mësuesit Servet Rahmani dhe me votim unanim të gjithë të punësuarve të shkollës vendoset që shkolla të quhet “Skenderbeu”.

Këtë propozim të Pleqësisë së shkollës, Kuvendi i Komunës së Tetovës e aprovon dhe prej muajit Shtator 1968 shkolla e merr emrin “Gjergj Kastrioti-Skenderbeu”, emër të cilin e mban edhe sot.

Sot mësimi zhvillohet në 3 objekte shkollore edhe ate:
- objekti në f. Poroj
- objekti në f. Xhepçisht dhe
- objekti në f. Gjermë.


Mësimi zhvillohet në dy ndrime në objektin qendror në F. Poroj dhe atë në shkollën periferike në F. Gjermë, në objektin në Xhepçisht mësimi zhvillohet në 1 ndrim.  Dita e shkollës(patronatit) është 15 maji. Në vitin shkollor 2012/2013 numri i të punësuarve është 82 nga të cilët 98 % janë të kualifikuar.


Këtë vit shkollor mësimin e ndjekin 785 nxënës të shpërndarë në 46 paralele nga të cilët 93 nxënës në shkollën periferike në Fshatin Gjermë me 9 paralele. Shkolla numëron gjithsejt 83 punëtorë edhe atë 69 mësimdhënës, 6 administratorë(drejtori, sociolog, psikolog, ekonomist, pedagogu, sekretari) dhe 8 personel tenik. 

Adresa: Fshati Poroj
Tel: 044 488-022
E-mail: shkolla291@hotmail.com
Patronati: 15 Maj   




       
 
Politika për privatësi
Kontakto Komunën
Komuna e Tetovës
Dervish Cara pn
1200 Tetovë
Republika e Maqedonisë së Veriut

Tel. +389 44 511 930
Fax. +389 44 511 962
Tel. 044 339 240
cabinet@tetova.gov.mk
info@tetova.gov.mk
       
       
Faqeja oficiale e Komunës së Tetovës - Официјална страница на Општина Тетово - Official website of Tetovo Municipality © 2014