Shqip   Македонски   English
  Komuna
Kryetari, Këshilli
Administrata, Sektorët
Ndërmarrjet, Njësitë
Për qytetarin  
E-Shërbimet,
Tatimet, Formulare
Vendimmarrja

Qyteti im
Historia, Institucionet, Organizatat, Qytetarët e nderit, Sporti, Biznesi
      Dokumente
Projekte, Buxheti,
Plane urbanistike
Ligje, Akte
Vizito Tetovën
Natyra, Resortet
Objektet historke
Muzeumet
Info
Hotelet, Restoranet
Mediat, Bankat
Transporti

 Qyteti im
 Universitetet
 
Historia dhe trashëgimia
Institucionet kulturore
Shkollat fillore
Shkollat e mesme
Universitetet
Shoqëritë dhe organizatat
Qytetarët e nderit
Rrethi i biznesit
Sporti dhe rekreacioni
Bashkëpunimi me qytetet tjera
 
Universiteti i Evropës Juglindore



Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL), i themeluar në tetor të vitit 2001, me një mbështetje të qeverive të shteteve të BE-së dhe SHBA-ve. UEJL ka statusin ligjor të universitetit privat-publik jofitimprurës, i cili përbëhet nga fakultetet, qendrat dhe institutet si pjesë integrale të tij, i specializuar në shkencat socio-ekonomike dhe është unik në Republikën e Maqedonisë.

Ky universitet vazhdon të mbetet i pandryshuar në misionin e tij që t’i kontribuojë arsimit të lartë, duke treguar një fleksibilitet të përdorimit të gjuhëve, me mundësi që të gjithë të rinjtë nga vendi dhe rajoni të gjejnë hapësirë të mjaftueshme për të studiuar në gjuhën e tyre amtare dhe duke i kushtuar një rëndësi të veçantë mësimit të gjuhës angleze.

UEJL aktualisht ka mbi 7000 studentë që ndjekin ligjëratat në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve, me 20 programe të ciklit të parë dhe 25 programe të ciklit të dytë të studimeve, në pesë fakultete: Administrim Biznesi, Shkenca dhe Teknologji Bashkëkohore, Drejtësi, Administrim Publik dhe Shkenca Politike, si dhe Gjuhë, Kultura dhe Komunikim.Duke filluar nga semestri dimëror i vitit 2013, ky universitet ofron edhe studime të doktoratës. Specifika e këtyre studimeve i dedikohet një qasjeje të re, e cila bazohet në parimet themelore të procesit të Bolonjës dhe parimet e Salcburgut për shoqërinë evropiane të dijes. UEJL mundëson zbatimin e të ashtuquajturit Joint Deegree, duke sendërtuar partneritet me shkolla të njohura të doktoraturës, siç janë ato të Evropës Perëndimore dhe SHBA-ve. Kjo, mundëson lëvizshmërinë e studentëve, profesorëve, kurrikulave, përvojave dhe transferin e dijes, si dhe praktikave më të mira.

Krejt kjo, arrihet me sukses brenda qytezës moderne universitare, e cila ka një shtrirje në një sipërfaqetë mbuluar prej 30.000 metra katrorë, gjë që nënkupton një përshtatje me standardet më të larta ndërkombëtare.

Në përputhje me rrethanat e reja të krijuara në hapësirën e arsimit sipëror në Republikën e Maqedonisë dhe në rajon, në aspekt të ofertave të ndryshme të programeve studimore, Universiteti i Evropës Juglindore ndjek zbatimin e tërësishëm të principeve të Bolonjës, duke ofruar:

  • programe cilësore për studime deridiplomike (të ciklit të parë) dhe pasdiplomike- të ciklit të dytë (magjistraturë) dhe të ciklit të tretë (doktoraturë);
  • mësimdhënie me metoda  bashkëkohore, siç janë mësimi interaktiv, puna në grupe, e-mësimi (e-learning), etj.
  • numër të madh të profesorëve të dalluar vendas dhe ndërkombëtarë, si dhe një përvojë konkrete nëpërmjet programeve të integruara me praktikën (internship), në nivel vendas dhe ndërkombëtar
  • kalim të shpejtë në  tregun e punës nëpërmjet shërbimit profesionist të Qendrës së karrierës;
  • përvojë në mësimin e teknologjisë së përparuar nëpërmjet softuerëve e-Service, Libri, mësim në distancë, e-Grading, etj.;
  • konvikte bashkëkohore, mirë të organizuara dhe të gjitha të vendosura brenda qytezës universitare;
  • mbështetje për studentët me aftësi të kufizuara, etj.

Universiteti i Evropës Juglindore është radhitur i dyti në nivel shtetëror nga 19 universitete të Republikës së Maqedonisë. Ky rangim është bërë nga vlerësuesit e jashtëm - Universiteti Shanghai, Jiao Tong.

Që nga themelimi, UEJL ka arritur ta dëshmojë veten si universitet lider i cilësisë, financiarisht i qëndrueshëm dhe tashmë i marrë si model i arsimimit të lartë shumëetnik dhe shumëgjuhësor në Evropën Juglindore.

Kontakt
web@seeu.eudu.mk
www.seeu.edu.mk
Ilindenska pn, 1200 Tetovë

 




       
 
Politika për privatësi
Kontakto Komunën
Komuna e Tetovës
Dervish Cara pn
1200 Tetovë
Republika e Maqedonisë së Veriut

Tel. +389 44 511 930
Fax. +389 44 511 962
Tel. 044 339 240
cabinet@tetova.gov.mk
info@tetova.gov.mk
       
       
Faqeja oficiale e Komunës së Tetovës - Официјална страница на Општина Тетово - Official website of Tetovo Municipality © 2014